Ndalja dhe parkimi

Testi i Autoshkolles
Shoferi nuk guxon ta ndaloje ose parkoje mjetin e vet ne vendin ku ai do te mund ta rrezikonte sigurine e pjesmarresve te tjere ne komunikacion ose do te pengonte zhvillimin normal te komunikacionit rrugor.
Ndalje e mjetit eshte nderprerja e levizjes se mjetit deri ne re minuta, (pervec nese veprohet sipas shenjes ose rregullit me te cilin rregullohet komunikacioni rrugor).
Parkimi i mjetit eshte nderprerja e levizjes se mjetit me te gjate se 3 minuta (pervec nese veprohet sipas shenjes ose rregullit me te cilin rregullohet komunikacioni rrugor).

"Mjeti i parkuar, qe eshte pengese per kembesoret dhe mjetet, dhe ne vend te ndaluar me ligj mund te largohet nga ai vend me urdher te personit te autorizuar. Shpenzimet do t'i barte shoferi, perkatesisht pronari i mjetit."

Ne rruge publike jashte vendbanimi shoferi eshte i detyruar qe, gjithmone te ndaloje ose parkoje mjetin jashte rruges.

Shoferi i cili per shkak te defektit eshte i detyruar qe mjetin ta ndaloje ne rruge, duhet t'i ndermerre te gjitha masat qe te mos i rrezikoje mjetet e tjera dhe qe sa me pare ta largoje mjetin nga rruga. Shoferi i cili ndalet ose parkohet ne rruge eshte i detyruar qe mjetin ta ndaloje prane skajit te djathte te rruges ne kahje te levizjes. Nese prane skajit te djathte gjenden binaret e tramvajit, shoferi duhet ta parkoje mjetin prane skajit te majte te rruges.

Ne trotuar, nese eshte e lejuar me shenje te komunikacionit, lejohet ndalja dhe parkimi i vetures, motocikletes, ciklomotorit, bicikletes apot mjetit me mase me te madhe te lejuar qe nuk e tejkalon 3.5 tona, me kusht qe gjeresia e lire e trotuarit per levizjen e kembesoreve te mbetet se paku 1.5 metra. Mjeti ne kete rast nuk mund te parkohet prane skajit te djathte te trotuarit.

Parkimi me kohe te kufizuarParkimi me kohe te kufizuar, aplikohet ne qytete te medha ku eshte i theksuar problemi i parkimit. Per kete arsye aplikohet sistemi zonal i parkimit, per parkim me kohe te kufizuar ne cdo zone, ne menyre qe parkimi i mjeteve t'i mundesohet nje numri me te madh te qytetareve brenda dites. Krahas shenjave mund te vendosen edhe parkomatet per pagese.




testi i autoshkollesNe rrugen njekahshe lejohet ndalimi dhe parkimi prane dy skajeve te rruges, por qe largesia ndermjet dy mjeteve te parkuara te jete se paku 3m.








autoshkolla
Ne mjetin e ndaluar ose te parkuar nuk lejohet hapja e dyerve, nese me kete do te pengohej levizja e pjesmarresve te tjere ne komunikacion.










Para se te largohet nga mjeti, shoferi eshte i detyruar t'i ndermerr te gjitha masat e nevojshme per ta penguar personin e paautorizuar qe mjetin ta veje ne levizje: t'i mbylle dritaret, ta aktivizoje aparatin per sigurimin e mjetit nga vjedhja, t'i mbylle dyert dhe celesat e mjetit ti merr me vete.

Ndalja dhe parkimi
Parkimi ne teposhteze(majtas)
dhe perpjeteze (djathtas)
Ne mjetin e parkuar ne teposhteze rrotat duhet te jene te kthyera djathtas kah skaji i rruges, kurse shkalla e transmisionit duhet te jete ne poziten per levizje mbrapa, dhe duhet te aktivizohet freni i dores.
Ne mjetin e parkuar ne perpjeteze rrotat duhet te jene te kthyera majtas kah mesi i rruges, kurse shkalla e transmisionit duhet te jete ne shkallen e pare te transmisionit dhe duhet te aktivizohet freni i dores.



E Diele, 07.09.2013.