Shpejtesia e Levizjes



Shoferi duhet te ngase mjetin, me shpejtesi adekuate dhe sjellje e cila i lejon shoferit qe te kontrolloje mjetin, ne kushte ekzistuese te komunikacionit, posaqerisht duke pasur parasysh pamjen, kushtet dhe dukshmerine e rruges, kushtet dhe ngarkesen e mjetit, kushtet atmosferike dhe dendesine e komunikacionit ne menyre qe mjetin e vet ta ndale para cdo pengese.

Shoferit nuk i lejohet qe pa shkaqe te arsyeshme te levize aq ngadale me mjet duke shkaktuar ne kete menyre pengese ose rrezik per pjesemarresit e tjere ne komunikacion.

Kur shpejtesia e levizjes se mjetit eshte per gjysme me e vogel se sa shpejtesia e lejuar per ate rruge ose ate pjese te rruges, shoferi i atij mjeti duhet t'i ndeze te gjithe treguesit e drejtimit, pervec nese e shfrytezon driten vezulluese rrotulluese.

Shpejtesia e levizjes se mjetit ne rruge publike gjate kushteve normale te komunikacionit nuk lejohet te kufizohet nen 40 km/h, nese me ligj nuk percaktohet ndryshe.

Shpejtesia e levizjes mund te zvogelohet nen 40 km/h, vetem nese kushtet e sigurise mungojne ne rrugen e caktuar ose ne nje segment te saj. Kjo mund te behet vetem me shenje te komunikacionit.

Mospershtatja e shpejtesise se levizjes eshte shkaktari me i shpeshte i aksidenteve te komunikacionit me pasoja fatale !

Shoferi detyrohet:
- te ngas mjetin me shpejtesi qe nuk pengon levizjen e mjeteve te tjera,
- te mbaje distancen e nevojshme ne mes mjetit perpara qe eshte e nevojshme, per t'iu shmangur goditjes se mjetit nese frenon apo ndalet,
- qe mos te rrise vrullshem shpejtesine, perkatesisht te niset nga vendi, duke arritur me te maksimumin e kufirit te lejueshem te numrit te rrotullimit te motorit ose ne menyre te tille qe vjen deri te rreshqitja e rrotave,
- te mos beje gara shpejtesie,
- te mos frenoje vrullshem pervec ne rast te rrezikut te drejperdrejte dhe ate duke paralajmeruar me sinjalizimin e dritave te frenimit dhe me te gjithe treguesit e drejtimit ose duke dhene shenjen perkatese me dore.

Shpejtesia me e madhe e lejuar e levizjes se mjeteve brenda zonave te banuara eshte 50 km/h, nese me shenja nuk eshte e percaktuar ndryshe.

Shpejtesia e levizjes brenda zonave te banuara mund te rritet, nese kushtet e komunikacionit ne rrugen e caktuar ose ne nje segment te saje rrisin sigurine ne komunikacion, por jo me shume se 80 km/h. Kjo mund te behet vetem me shenje te komunikacionit.

Ne rruge jashte zonave te banuara shoferit nuk i lejohet qe me mjet te levize me hpejtesi me te madhe sesa eshte e caktuar me shenje te komunikacionit.

Kufizimi i pergjitshem i shpejtesise se levizjes per rruget eshte

-ne autostrade - 130 km/h,
-ne rruge te rezervuar per komunikacion te mjeteve motorike - 110 km/h,
-ne rruge te shpejte - 100 km/h,
-ne rruge te tjera - 80 km/h.

Kufizimi i pergjithshem i shpejtesise se levizjes per mjetet eshte

- 80 km/h, per mjetet e transportit me masen me te madhe te lejuar deri 7500 kg, per autobuse, per autobuse me rimorkio te lehte dhe per mjetet motorike te cilat terheqin rimorkio per banim (kamp - shtepize),
- 70 km/h per autobuse kur kryhet transportimi i organizuar i femijeve, per autobuse nyjor, pa vend qendrim ne kembe, per mjetet e transportit me masen maksimale te lejuar mbi 7500 kg, per mjetet e transportit me mjete bashkangjitese dhe per mjetet te cilat transportojne materie te rrezikshme,
- 50 km/h per autobus me rimorkio per transportimin e njerezve, per autobuse urban, per autobuse te cilet perpos uleseve te montuara ka vende per qendrim ne kembe dhe mjetet e transportit te cilat kryejne transportin grupor te njerezve,
- 40 km/h, per mjetin i cili e terheqe mjetin tjeter te prishur, per traktor dhe motociklete e ciklomotor qe perdoren per transportim te femijeve deri ne moshen 7 vjecare (perfshire edhe rimorkion anesore),
- 30 km/h per mjetet me mekanizma te qitura perpara me shume se 1.5 m, e matur prej uleses se shoferit (me shpejtesi te levizjes deri ne 30 km/ore brenda zonave te banuara, perkatesisht deri ne 60 km/ore jashte zonave te banuara).

Kufizimi i shpejtesise se levizjes per mjetet e caktuara ( te poshteshenuara) ne autostrade, rruge te rezeervuar per komunikacion te mjeteve motorike dhe rruge te shpejte eshte:

- 100 km/h per autobuse me masen me te madhe te lejuar mbi 12000 kg, pervec autobuseve te cilet transportojne grupe te organizuar femijesh,
-85 km/h per mjetet e transportit me masen me te madhe te lejuar mbi 12000 kg pervec mjeteve te cilat transportojne materie te rrezikshme,
-80 km/h per mjetet e transportit me mjetet bashkangjitese.