Aftesite psikofizike dhe shendetesore te shoferit qe ndikojne ne sigurine e drejtimit te mjetit motorik

Testi i Autoshkolles

Faktoret themelore te sigurise ne komunikacionin rrugor jane: njeriu, mjeti, rruga dhe mjedisi. Me hulumtimin e shkaqeve qe kane ndkuar ne aksidentet rrugore eshte konstatuar se per 85%  te aksidenteve rrugore pergjegjes eshte njeriu, ndersa mjeti, rruga dhe mjedisi jane sshkaktar te aksidenteve ne 15% te rasteve (perqindja e shkaktareve te aksidenteve nuk eshte e njejte ne te gjitha shtetet).

Njeriu si faktori me i rendesishem, me aftesite e veta psikofizike, ndikon ne sigurine ekomunikacionit rrugor:

-me aftesite e perhershme psikofizike (me shkathtesite, njohurite, aftesite psikike...)

-me aftesite momentale psikofizike te shkaktuara nga lodhja, nga ndikimi i alkoolit, droges, barerave, nikotina, ndotja e ajrit ne kabinen e shoferit qe ndikojne ne vleresime dhe marrjen e vendimeve te gabuara.

-me gjendjen shendetesore semundjet akute sic jane: temperatura e larte, dhembja e kokes, mundimi etj., si dhe semundjet kronike sic jane: tensioni i larte i gjakut, semundja e sheqerit, semundjet kronike te zemres dhe mushkerive etj. ndikojne ne menyre direkte ose indirekte ne sigurine e komunikacionit rrugor.

Mjedisi perfshin  rrethanat meteorologjike (te reshurat, dukshmeria), kushtet e komunikacionit rrugor (dendesia e komunikacionit rrugor, prania e kembesoreve, numri i pikave konfliktuoze ...), kushtet e ambientit (konfiguracioni i terrenit, pjerresite rrugore, gjelberimi ...), Marredheniet ne komunikacionin rrugor (toleranca, durimi, dhenia e perparesise), Mjedisi social (mjedisi familjar dhe i punes, marredheniet ndernjerezore), Sistemi jridik (rregullimi i komunikacionit rrugor, caktimi dhe realizimi i sanksioneve-denimeve.

Alkooli eshte njeri prej faktoreve me negativ me te shpeshte te aftesise momentale psikofizike te shoferit. Alkooli eshte helm nervor qe futet ne organizem nepermjet traktit te tretjes, me rastin e konsumimit te pijeve te ndryshme alkoolike. Nen ndikimin e alkoolit ne rend te pare zvogelohet vemendja, kurse nga vemendja varet edhe te kuptuarit e situates ne komunikacion. Ngadalesohet reagimi keshtu qe ne situata te jashtezakonshme dhe te nderlikuara veprimet kryhen ne menyre te pamatur dhe te gabuar, reflekset jane te ngadalesuara dhe te pasakta, kurse ndjenja e baraspeshes eshte e rrenuar. Mbivleresohen aftesite vetjake, kurse rreziku nencmohet. Nje shofer i tille eshte i rrezikshem dhe i paafte per te marre pjese ne komunikacionin rrugor.

Barerat psikoaktive (sedativet),  ndikojne negativisht te shoferi, ne paketim kane shenjen e trekendeshit te kuq. Ne kombinim me alkool do te rrisin edhe me shume ndikimin e pavolitshem dhe dehjen. Keto barera ndikojne ne aftesine psikofizike te shoferit, posaqerisht barerat kunder gjumit dhe per menjanimin e lodhjes gjate ngasjes. Gjate marrjes se ketyre barerave shoferit i ndalohet drejtimi i mjetit. Trekendeshi i kuq i zbrazet ne paketimin e barerave eshte nje paralajmerim se bari ndikon negativisht e sidomos nese merret alkool.

Rregulli dhe siguria ne rruge


Droga Te shoferi nen ndikimin e droges shfaqen shqetesimi dhe tendosja qe nxisin deshiren per ngasje te shpejte dhe parakalim, edhe pse aftesia eshte e zvogeluar, sidomos per vleresimin e largesise dhe te shpejtesise. Shoferi qe e drejton mjetin nen ndikimin e alkoolit, droges ose barerave psikoaktive perjashtohet nga komunikacioni rrugor dhe i merret patente shoferi.

Lodhja Gjate ngasjes afatgjate shoferi u ekspozohet vibracioneve, zhurmes, klimes se pavolitshme ne kabine si dhe ndotja e ajrit per shkak te lirimit te gazrave nga motori dhe duhani, lodhja paraqitet gradualisht dhe ndikon dukshem ne aftesine e shoferit per ngasje. Zhurma dhe vibracionet qe vazhdimisht jane te pranishme shkaktojne lodhjen, nderkaq nepermjet organeve te degjimit, e shikimit dhe shqisave te tjera ndikojne drejtperdrejt ne sistemin nervor dhe ne ndryshimin e funksioneve pothuajse te te gjitha organeve te organizmit te njeriut. Zvogelohet aftesia psikofizike e shoferit (shoferi nuk i veren shenjat e trafikut, nuk mund ta vleresoje drejte situaten, ne menyre te pavetedijshme e zvogelon ose e rrite shpejtesine, e rrite agresivitetin ndaj pjesemarresve te tjere ne komunikacion...).
Lodhja menjanohet me pushim dhe duke u ajrosur ne ajer te paster.

Pushimi Te ushqyerit e parregullt ndikon negativisht ne aftesine psikofizike te shoferit, e sidomos nese shujtat merren ne sasi te medha. Po ashtu, edhe mosmarrja nje kohe te gjate e ushqimit ndikon negativisht ne aftesine psikofizike te shoferit, ngase shfaqen lodhja, rraskapitja dhe marramendja. Gjate ngasjes se gjate shofereve u rekomandohet marrja e disa shujtave (shpesh e ngapak) dhe kohe pas kohe marrja e cokollates, keksit dhe e lengjeve te pemeve (glukozes), sepse ne kete menyre ruhet vitaliteti dhe perqendrimi me i mire.

Ndotja e ajrit ne kabinen e shoferit nga gazrat e motorit dhe nga duhani Gjate drejtimit te mjetit motorik ekziston nje rrezik i madh nga ndotja me monoksis karboni. Helmimi pason ngadale dhe pa u verejtur. Ne kabinen e mjetit motorik monoksidi i karbonit shfaqet: nga pirja e duhanit (qe ndikon negativisht ne qelizat nervore dhe ne funksionin e trurit, nikotina ngushton enet e gjakut dhe zvogelon vemendjen e shoferit), per shkak te defektit ne instalimin e shkarkimit te gazrave te motorit dhe me rastin e levizjes ne kolone (me kete rast duhet mbajtur nje distance me te madhe dhe te mbyllen dritaret dhe ventilimi). Shenjat e para te helmimit jane: cregulimi ne vrojtim dhe reagim, kurse simptomat jane: lodhja, rraskapitja, humbja e  fuqise muskulore, shfaqja e ngjyres se kuqe ne fytyren e shoferit dhe veshtirsimi i frymemarrjes. Ne qofte se gjate ngasjes vereni shenjat e helmimit me monoksid karboni, duhet ta ndaloni mjetin motorik dhe te dilni ne ajer te paster dhe me nje frymemarrje te thelle dhe te qete ta zvogeloni perqendrimin e gazit helmues. Kabinen e mjetit motorik duhet patjeter ta ajrosni. Eshte e rrezikshme ta aktivizoni motorin ne hapesire te mbyllur pa ventilim dhe te qendroni ne kete hapesire.

E Diele, 07.09.2013.